“Dua të vazhdoj te Gjermania” – Nagelsmann shpreh dëshirën të qëndrojë edhe pas Euro 2024

Julian Nagelsmann mori drejtimin e Gjermanisë në një moment të vështirë, por puna e tij ka filluar të jap sukseset e para.

36-vjeçari mori rezultat pozitiv përballë Francës me rezultat 2-0 në miqësoren e luajtur në Lyon.

Nagelsmann ka kontratë me katër herë kampionët e botës deri në përfundimin e Euro 2024, pot ai dëshiron të zgjasë edhe më shumë qëndrimin e tij te ‘Pancerët’.

“Jam i lumtur që Federata është e kënaqur me punën time. Mund të vazhdoj me Gjermaninë edhe pas Evropianit, por gjithçka varet nga oferta. Dhe nuk e kam fare për aspektin financiar”, ka thënë Nagelsmann.

Die Mannschaft bën pjesë në grupin A të Euro 2024 se bashku me Skocinë, Hungarinë dhe Zvicrën.

Kombëtarja e Gjermanisë rikthehet në fushë të martën në një tjetër miqësore përballë Holandës në Frankfurt. /Telegrafi/


Shtuar 24.03.2024 21:27