Pas përfundimit të 90 minutave, Inter D’Escaldes dhe Drita kanë barazuar 0-0, ndaj fituesi i përballjes do të përcaktohet në vazhdime.
Të lidhura
None found
Ndeshja zhvillohet në Andorra dhe është sfida e kthimit të play-offit të Ligës së Konferencës. Takimi i parë, i luajtur në Prishtinë, përfundoi me rezultatin 2-2.
Drita e nisi pjesën e parë e përqendruar te mbrojtja, duke i mbyllur hapësirat dhe duke mos i dhënë mundësi skuadrës vendase të krijonte rrezik serioz pranë portës së Faton Malokut.
Edhe pse gjilanasit u rreshtuan me dy sulmues, ata nuk patën një rast të pastër për të shënuar gjatë 45 minutave të para.
Inter D’Escaldes e rriti presionin pas pushimit dhe kërkoi më shumë golin, por pritjet e Faton Malokut dhe pasaktësia e futbollistëve të klubit nga Andorra e mbajtën rezultatin të pandryshuar.
Drita pati një tentativë në fund të takimit, kur kërkoi të përfitonte nga një goditje këndi. Megjithatë, Besnik Krasniqi nuk arriti ta devijonte në rrjetë topin e harkuar në zonë.
Me barazimin 2-2 në Prishtinë dhe rezultatin 0-0 pas 90 minutave në Andorra, rezultati i përgjithshëm vijon të jetë i barabartë dhe ndeshja tashmë ka hyrë në vazhdime.
