Drita dhe Inter D’Escaldes barazojnë në Prishtinë, vendimi për kualifikimin merret në Andorrë

Drita dhe Inter D’Escaldes e kanë mbyllur në barazim 2-2 përballjen e parë të ‘play-off’-it të Ligës së Konferencës, të luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Të lidhura

None found

Ekipi nga Gjilani e gjeti golin që në aksionet e para të takimit, duke kaluar në avantazh në minutën e katërt.

Hajdin Salihu, i cili iu bashkua Dritës gjatë kësaj vere, shënoi me kokë pas një realizimi të bukur dhe i dha skuadrës kosovare epërsinë e hershme.

Megjithatë, avantazhi vendas zgjati vetëm nëntë minuta. Në minutën e 13-të, mesfushori maroken Doni Berlanga realizoi për Inter D’Escaldes dhe vendosi baraspeshën, 1-1.

Drita nuk u ndal së kërkuari golin e radhës dhe pak para pushimit arriti ta rikthejë epërsinë.

Blerim Krasniqi shënoi në minutën e 42-të për 2-1, ndërsa aksioni u ndërtua pas asistimit të Igball Jasharit.

Me këtë rezultat skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes pas përfundimit të pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë, Inter D’Escaldes reagoi përsëri dhe barazoi shifrat për herë të dytë.

Portieri i Dritës, Faton Maloku, e grushtoi topin në zonë në minutën e 56-të, por David Lopez përfitoi nga situata dhe e dërgoi topin në rrjetë për 2-2.

Asnjëra skuadër nuk arriti të shënonte më deri në vërshëllimën e fundit, ndaj sfida përfundoi me ndarjen e pikëve.

Barazimi e lë të hapur garën për ndeshjen e kthimit, ku Drita do të synojë të sigurojë kalimin në fazën e ligës së Ligës së Konferencës.


Shtuar 20.08.2026 21:52

casibommatbetsultanbeyli escortiptvCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahismarsbahisCasibomsetrabetcasibomcasibom girişholiganbetcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomMarsbahisgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet