Drenica vazhdon shkëlqimin në Evropë, mposht thellë Muratën

FC Drenica ka shënuar edhe fitoren e dytë në raundin paraeliminator të UEFA Futsal Champions League, duke e nisur në mënyrë të përkryer aventurën evropiane.

Të lidhura

None found

Skuadra kuqezi dominoi përballjen me klubin nga San Marino, Murata, të cilin e mposhti me rezultatin bindës 11-1.

Nga dy gola në këtë triumf realizuan Mërgim Dervishaj, Drilon Haxhijaj dhe Diar Deliu. Jakup Ramadan, Lirigzon Xhinovci, Visar Aliu dhe Sebastian Sanchez shënuan nga një herë, ndërsa një tjetër gol erdhi si autogol.

Drenica kishte regjistruar fitore të thellë edhe në ndeshjen hapëse kundër Sakaryan, ndaj tashmë numëron dy triumfe në po aq takime.

Për kuqezinjtë mbetet edhe sfida e fundit e raundit paraeliminator, në të cilën do të përballen me Ujpest pas dy ditësh.

Pas dy fitoreve në dy ndeshje dhe një golaverazhi mbresëlënës, Drenica synon ta përfundojë pozitivisht këtë fazë dhe të vijojë rrugëtimin në Evropë.


sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisperabetMarsbahissetrabetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomartemisbetmillibahismillibahisHoliganbetholiganbetjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişsetrabetJojobetjojobetmarsbahis