Aksident në Fushë-Krujë, përfundon në spital një person (FOTO LAJM)

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrrrugën nacionale Fushë-Krujë, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përplasur një motomjet.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30 në Tapizë dhe si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motomjetit.

Ky i fundit është dërguar në spital për marrjen e ndihmës së parë mjekësore.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 20.05.2021 19:25