Borussia Dortmund ka siguruar biletën për një vend në Ligën e Kampionëve.
Dortmundi arriti të mposht në “Sigal Iduna Park” skuadrën në formë të Bayer Leverkusenit.
Haaland i dha avantazhin skuadrës së tij në min 5’. Ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, Marco Reus shënoi në min 51’ për të dyfishuar rezultatin.
Haaland shënoi golin e dytë personal dhe të 27-tin këtë sezon. Norvegjezi realizoi në min 84’.
Lars Bender shënoi për Leverkusenin në min 89’ nga penaltia. Ky ishte gol i i fundit për gjermanin pasi ai dhe binjaku i tij Sven Bender kanë bërë të ditur se do të pensionohen në fund të sezonit.
Reuzltati përfundimtar, Borussia Dortmund 3-1 Bayer Leverkusen.