Borussia Dortmund ka mposhtur Beshiktas në ndeshjen e parë të Champions
Dueli i luajtur në Stamboll të enjten për Grupin C të Championsit, është mbyllur me shifrat 1-2.
Jude Bellingham kaloi Dortmundin në epërsi në minutën e 20-të kurse rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vulosi sulmuesi norvegjez Erling Haaland në minutat shtesë të pjesës së parë.
Golin e nderit për Beshiktashin, e shënoi Francisco Montero (94’). /albeu.com/