Dortmund “bie” në Olympiastadio, Hertha e mposht me përmbysja (VIDEO)

Borussia Dortmund është mposhtur nga Hertha e Berlinit në “Olympiastadion” në kuadër të javës së 17 të Bundesligës.

“Të verdhët” kaluan të parët në avantazh me Brandt në minutën e 31 dhe e mbyllën pjesën e parë me avantazhin minimal.

Në të dytën gjithçka flet për vendasit që arrinë të barazojnë rezultatin në minutën e 51 me Belfodil dhe vetëm 6 minuta më vonë përmbysin gjithçka me Richter.

Do të ishtë përsëri Richter që do të shënonte edhe golin e tretë për Herthën dhe të dytin personal në këtë takim.

Dortmundi do të rihapte takimin në minutën e 83 me Tigges, por nuk ia del deri në fund për të marrë qoftë edhe një pikë.

Me këtë humbje Borussia mbetet në vendin e dytë me 34 pikë duke zgjeruar hendekun me Bayernin e vendit të parë, ndërsa Hertha e Berlinit pozicionohet në vendin e 11 me 21 pikë. /albeu.com

 

 


Shtuar 18.12.2021 21:02