Dorëzohet Man United, Pogba nuk do të rinovojë, Juve do të përpiqet ta joshë

Siç raporton ESPN, mesfushori francez nuk ka pranuar ofertat e rinovimit dhe do të largohet nga Manchesteri në verë si transferim i lirë.

Manchester United është gati të humbasë Paul Pogba në merkaton e verës raporton ESPN.

Pogba ka refuzuar vazhdimisht ofertat e United për rinovimin e kontratës, e cila skadon në qershor të vitit 2022, shkruan Albeu.com.

Siç thekson ESPN, mes United dhe ish-lojtarit të Juventusit ka përfunduar, ose më saktë është drejt përfundimit.

Për mesfushorin janë në garë Real Madrid, PSG dhe Juventusi që do të konkurrojë për të duke ofruar rroga maksimale. /albeu.com/


Shtuar 28.10.2021 17:10