Portieri i PSG, Gianluigi Donnarumma është shpallur portieri më i mirë në botë nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit.
Donnarumma edhe pse nuk luan rregullisht me PSG si titullarë përsëri ka arritur të jetë portieri më i mirë në botë, ku ish-gardiani i Milanit u transferua gjatë merkatos së verës tek gjigandët francez.
Edhe pse 22-vjeç Donnarumma është zgjedhja e parë e Kombëtares Italiane, si dhe ishte lojtari kryesorë që ndihmoi italianët të fitojnë “Euro 2020”.
Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit e shpalli portierin e ri si “portierin më të mirë në botë në vitin 2021” në çmimet IFFHS.
“Italiani Gianluigi Donnarumma është kurorëzuar si portieri më i mirë në botë në vitin 2021 me 170 pikë, 95 më shumë se Manuel Neuer, rekordmeni gjerman i Trofeve të IFFHS”,- thuhet në një deklaratë.
“Donnarumma ishte një nga heronjtë italianë që fitoi EURO 2020 dhe e pengoi Neuerin që të bëhej rekordmeni i vetëm i më shumë trofeve të IFFHS. Vendi i tretë në renditje për vitin 2021 shkon për Edouard Mendy, i cili fitoi UEFA Champions League me Chelsean, duke u bërë një nga surprizat e mëdha të vitit!”-shtohet në këtë deklaratë./h.ll/albeu.com