Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë dy lojtarët më të qëndrueshëm që ka pasur ndonjëherë historia e futbollit dhe këtë nuk e mohon dot askush sepse e përcaktojnë statistikat qartë dhe pastër.
Portali gjigant Transfermarkt së fundmi ka publikuar goleadorët që kanë shënuar në më shumë sezone të paktën 25 gola dhe shifrat janë të frikshme për dyshen e njohur.
Messi dhe Ronaldo kanë shënuar mbi 25 gola në plot 12 sezone që nga nisja e karrierës së tij, çka tregon qartë dominimin absolut që ata i kanë bërë futbollit në shekullin e 21-të.
Ndjekësit më të afërt të tyre janë Ibrahimovic dhe Lewandowski me nga 5 sezone në këtë tavan golash, ndërsa me nga 4 sezone ndjekin Suarez dhe Cavani.