Doktori belg këshillon Eden Hazard: Operohu, ose s’ka “EURO 2020”

Eden Hazard, ish-lojtari i Chelseat po kalon në disa momente tejet të vështira.

Ylli i Kombëtares së Belgjikës ka pësuar një tjetër lëndim dhe pritet që të mungoj rreth 5 jave, shkruan IndeksOnline.

 

 

Doktori belg, Kris van Crombrugge shpreson që anësori i Real Madridit t’i futet sa më shpejt operacionit në këmbë.

“S’dua të përzihem! Por, unë këshilloj atë që t’i futet operimit sa më shpejtë të jetë e mundur. Ai duhet ta bëjë këtë në mënyrë që të luaj në Euro dhe të mos i ndërpritet ëndrra”, ka thënë Crombrugge.

Kujtojmë që gjatë vitit 2021, Eden Hazard me Real Madridin ka luajtur vetëm 7 ndeshje dhe ka shënuar një gol./

Shtuar 16.03.2021 03:03