KQZ ia ktheu listat, PD ridepoziton dokumentacionin e kandidimit

Partia Demokratike ka ridepozituar sot listat e kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet e 25 prillit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Disa ditë më parë KQZ-ja i ktheu 6 subjekteve politike, mes tyre PD dhe PS, dokumentet e listës së kandidatëve për t’i korrigjuar.

Lista e koalicionit opozitar sipas përfaqësuesve të institucionit të zgjedhjeve kishte tejkaluar numrin e kërkuar të kandidatëve ndërkohë që nuk është respektuar edhe kuota gjinore. Afati i fundit për dorëzimin e listave ishte 16 Marsi./albeu.com


Shtuar 16.03.2021 15:59

Tags: , ,