Florian Marku do të zbres sot në ring në një ndeshje të nivelit të lartë. Boksieri shqiptar do të përballet kundër Chris Kongo.
Një kundërshtar shumë i vështirë për Markun, i cili numëron 14 fitore, ku 7 prej tyre janë me KO.
Nga ana tjetër, Kongo ka dy humbje në karrierë, të cilat i janë shkaktuar me pikë.
Kjo përballje do të jetë e parafundit dhe e dyta nga rëndësia në eventin e sotëm, atje ku kryesori do të jetë ndeshja mes Fabio Ëardley dhe Frazer Clarke.