Do të mungojë në sfidën ndaj Anglisë, Hysaj: Mendjen te Kupa e Botës

Elseid Hysaj do të mungojë në dy ndeshjet e para kualifikuese për Botërorin 2026 për shkak të një dëmtimi të pësuar me Lazion disa javë më parë.

Në një intervistë për UEFA-n, mbrojtësi shqiptar komentoi ndeshjen e parë të Kombëtares shqiptare ndaj Anglisë, duke e cilësuar Wembley-n si një stadium ku çdo lojtar përjeton emocionet më të bukura.

“Wembley është lloji i stadiumit që lejon një lojtar të përjetojë të gjitha emocionet më të bukura që ekzistojnë. Ne jemi përmirësuar shumë dhe besoj se të gjithë lojtarët tanë e kanë mendjen te Kupa e Botës”, tha Hysaj.

Shqipëria përballet me Anglinë sonte në orën 20:45, në një sfidë të rëndësishme për rrugëtimin drejt Botërorit 2026.


Shtuar 21.03.2025 19:26