Kohët e fundit kanë qarkulluar zëra se Eden Hazard do të largohet nga Real Madridi, por së fundmi belgu ka reaguar dhe ka mohuar çdo gjë duke u shprehur se është shumë i lumtur në Madrid.
Ish ylli i Chelseat ka parë kritika nga më të ndryshme pasi nuk ka arritur të shfaqë potencialin e tij siç e kishte tek klubi paraprak, megjithatë ai nuk po kërkon një largim.
Eden Hazard ka hedhur poshtë pretendimet se po ndihet i shqetësuar në Real Madrid, me lojtarin belg të ‘etur’ për të treguar se ai është “shumë i lumtur” në Santiago Bernabeu.
Sulmuesi 30-vjeçar ka dështuar të bëjë ndikimin e dëshiruar që kur kompletoi një transferim prej 100 milion eurosh në Spanjë nga Chelsea në verën e vitit 2019, me dëmtime të njëpasnjëshme që e mbanin atë jashtë fushave.
I pyetur mbi spekulimet që ai vazhdon të jetë cak i një largimi të mundshëm, Hazard u tha gazetarëve: “Nuk është e vërtetë që nuk jam i lumtur në Real Madrid, jam shumë i lumtur në klub dhe ju njihni një lojtar që është i lumtur vetëm kur luan dhe shënon gola.
“Unë nuk kam luajtur apo shënuar shumë, por kjo nuk ndikon në dashurinë që kam për klubin” tha Hazard.
“Jam i lumtur në Madrid, më pëlqen jeta ime atje. Situata u ndërlikua për shkak të COVID, lëndimeve dhe të gjitha, por një lojtar është i lumtur kur luan minuta, është më lehtë të jesh i lumtur kur shënon.”
I shtyrë më tej në mentalitetin e tij aktual, Hazard shtoi: “Mund të thuani çfarë të dëshironi, por unë jam i lumtur atje.
“E di që mund të bëj gjëra të mira atje dhe kaq.
“Kur shënoj gola, kur buzëqesh përsëri të gjithë do të thonë se jam i lumtur, por tashmë jam i lumtur. Vetëm se nuk mund të luaj dhe nuk mund të shënoj, dhe kjo është ajo që më mungon” ka përfunduar belgu 30-vjeçar.
Hazard është në sezonin e tij të tretë me Realin, por ka regjistuar vetëm 46 paraqitje për klubin deri më tani, duke shënuar pesë gola e dhuruar nëntë asistime.
Hazard ka filluar dy nga tre ndeshjet e Realit në La Liga këtë sezon, ndërsa ka dalë nga stoli në tjetrën, dhe ka ndihmuar skuadrën e Carlo Ancelotti të mbledhë shtatë pikë në edicionin e ri të kompeticionit.
Ai ka një kontratë me madrilenët deri në vitin 2024, që do të thotë se koha është ende në anën e tij kur vjen puna për të provuar vlerën e tij në kryeqytetin spanjoll.