Interi ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm në Serinë A.
Zikaltërit e kanë dominuar kampionatin dhe kanë krijuar një diferencë të madhe me kundërshtarët.
Për Kristjan Asllanin, do të jetë Skudeto e parë në karrierën e tij.
Mesfushori shqiptar bëhet gati që të fitojë titullin me ekipin që ka mbështetur dhe dashuruar që në fëmijëri.
Megjithatë ka ende pak kohë për të mbërritur deri aty, fillimisht Interi do të përjetojë derbin me Milanin, që pavarësisht se nuk është i rëndësisë së lartë për renditjen në Serinë A, mbetet me një ngarkesë emocionale të madhe.