Djokovic do të marrë pjesë në “Australian Open”, Nadal: Do doja të mos ishte, por drejtësia foli

Pas vendimit të Gjykatës për pjesëmarrjen e Novak Djokovic në “Australian Open” i pari që reagoi ishte Rafa Nadal.

Sportivisht, do preferoja që Djkovic të mos ishte aty, por drejtësia foli dhe unë i respektoj vendimet”, tha spanjolli në programin Mas de Un.

Tenisti spanjoll pati një reagim edhe në momentet e para kur serbi u ndalua nga policia Australiane dhe iu refuzua viza, duke u shprehur se tenisti serb i di shumë mirë rregullat dhe duhet t’i përmbushë ato nëse dëshiron të marrë pjesë. r.t/albeu.com


Shtuar 10.01.2022 16:58