“Djallëzia” e Iago Aspas bëhet virale (VIDEO)

Iago Aspas nuk festoi dot mbrëmë, edhe pse shënoi kundër Valencias. Celta Vigo në fund u mposht, por sulmuesi doli nga fusha me një djallëzi.

Në momentin e golit ai e kuptoi që nuk luante dot më dhe para se të kërkonte zëvendësimin hoqi fanellën.

Iago Aspas u ndëshkua me karton të verdhë do të jetë i pezulluar për të luajtur pikërisht atëherë kur nuk mundet dot.

Kështu ai do të shlyejë edhe pezullimin gjatë kohës së rikuperimit dhe do të kthehet i “pastër” nga kartonët e verdhë. / h.ll/albeu.com


Shtuar 6.12.2021 19:14