“Djali i topit” refuzoi kërkesën e Kudus pasi sulmuesi i West Ham shënoi kundër Newcastle

Një djalosh që mbledh dhe shpërndan topin gjatë ndeshjes injoroi brutalisht kërkesën e Mohammed Kudus pasi sulmuesi i West Ham Unitedit shënoi kundër Newcastle United në ndeshjen e sotme (e shtunë).

Kudus shënoi një gol të diskutueshëm në fund të kohës shtesë të pjesës së parë për të kaluar mysafirët në epërsi 2-1 në St James’ Park.

Newcastle ishte e pakënaqur që gjyqtari Robert Jones lejoi West Ham të ekzekutonte një goditje dënimi të shpejtë, gjë që bëri që Jarrod Boëen të asistonte dhe Kudus të përfundonte aksionin.

Pas golit, Kudus vrapoi drejt reklamave për të kryer festën e tij të zakonshme, por nuk i ‘ndezi’ dhe shkaktar ishte një ‘djalë i topit’.

Ai pyeti djaloshin nëse mund të ulej në stolin e tij për të festuar, por i riu refuzoi të lëvizte nga karrigia e tij dhe Kudus me bashkëlojtarët festuan ndryshe.

Ky moment është bërë viral tashmë në rrjetet sociale. /Telegrafi/


Shtuar 30.03.2024 15:14