Ditët e fundit të merkatos: Mbappe gati të kalojë tek Real Madrid, habit me këtë veprim!

Kylian Mbappe vazhdon të ëndërrojë transferimin drejt Spanjës.

Sipas mediave spanjolle, thuhet se futbollisti është duke refuzuar çdo ofertë të gjigantit francez për të rinovuar, përkundër faktit që paga e tij është shumë e lartë.

Në anën tjetër raportohet se Real Madridi është duke përgatitur një ofertë përfundimtare për blerjen e sulmuesit në ditët e fundit të afatit kalimtar. Mbappe ka habitur të gjithë duke pranuar edhe rrogë më të ulët vetëm për të kaluar në “Santiago Bernabeu”.

“Los Blancos” janë të gatshëm të ofrojnë mbi 150 milionë euro, që do ta bënte francezin si transferimi i dytë më i shtrenjtë në botë pas Neymarit. ‘Parisienët’ nuk dëshirojnë ta shesin yllin e tyre, por dëshira e tij është të largohet dhe të kalojë te ‘Mbretërit’.


Shtuar 24.08.2021 11:57