Shqiptarët e kryqëzuan për ardhjen e Bregoviç në Korçë, Rama nuk mban më e sulmon ashpër në Facebook (FOTO LAJM)

Kryeministri Rama u është përgjigjur sërish kritikëve për ardhjen e këngatarit serb Goran Bregoviç, në Festën e Birrës të organizuar në Korçë.

Duke e lidhur origjinën e tij me Serbisë, një vend i cili ende nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe faktin që asnjë këngëtar shqiptar nuk është ftuar ndonjëherë në atë vend, shqiptarët shpërthyer në kritika ndaj organizuesve të kësaj feste dhe kryeministrit Edi Rama.

I lodhur nga kritikat, kryeministri Rama u është përgjigjur sërish zërave kundër duke deklaruar se është “histeri që nuk po ndalon….”

Postimi i kryeministrit Rama:

NJË KOMENT PËR KOMENTET E KINSE PATRIOTËVE

Ashtu siç bënë Bregoviçin kriminel serb pa asnjë fakt, tani sokëllijnë që unë paskam barazuar Dua Lipën me të! Dhe histeria vazhdon por jo, unë nuk kam barazuar hiçfare Dua Lipën me Goran Bregoviçin, po kam thënë me një shembull të vërtetën e hidhur se të barabartë, njësoj krejt janë ata që shajnë e mallkojnë, në serbisht a në shqip, artistët e sportistët me emër të palës tjetër! Histeri fashiste që as nuk e mbron, as e nderon, po vetëm e turpëron shqiptarinë, e cila s’mund të jetë kurrë shembëlltyrë e urrejtjes! /albeu.com/

 


Shtuar 24.08.2021 11:48