Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi, ka siguruar medaljen olimpike në Paris, duke arritur finalen në kategorinë deri në 52 kilogramë, aty ku do të kërkojë medaljen e artë.
Krasniqi u përball në gjysmëfinale me xhudisten nga Italia Odette Giuffrida, e cila mori tri vërejtje pasi shmangej nga lufta e në fund fitoi xhudistja nga Kosova, e cila deri tani ka arritur tri fitore të jashtëzakonshme në Paris 2024.
Krasniqi do të ndeshet tashmë në finale me fituesin e çiftit Diyora Keldiyorova dhe Amandine Buchard, ku do të vendoset edhe medalja e artë.