Charles Smith, gjyqtari amerikan që i dënoi me 81 vjet burg katër ish-krerët e UÇK-së

Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit u lexua nga gjyqtari amerikan Charles L. Smith III, i cili drejtoi trupin gjykues të kësaj çështjeje.

Të lidhura

None found

Smith u emërua gjyqtar në Dhomat e Specializuara më 7 shkurt 2017. Krahas kryesimit të panelit në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shtetasi amerikan mban edhe postin e nënkryetarit të kësaj gjykate që prej 29 prillit 2020.

Përvoja e tij profesionale në Kosovë kishte filluar disa vjet përpara themelimit të Dhomave të Specializuara. Mes viteve 2010 dhe 2013, ai punoi si gjyqtar në Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX.

Gjatë këtij angazhimi, nga viti 2011 deri më 2013, Smith ishte pjesë e Gjykatës Supreme të Kosovës. Biografia e publikuar në faqen e internetit të Dhomave të Specializuara tregon se në atë periudhë ai u zgjodh fillimisht nënkryetar dhe më pas kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it.

Përpara se të angazhohej në Kosovë, Smith kishte ndërtuar një karrierë të gjatë brenda sistemit amerikan të drejtësisë. Në vitin 1990, ai u emërua gjyqtar në Gjykatën e Qarkut të Distriktit të Katërt Gjyqësor të shtetit Iowa.

Nga viti 1996 deri më 2010, ai mbajti detyrën e kryegjyqtarit të këtij distrikti, ndërsa në të njëjtën kohë ishte edhe anëtar i Këshillit Gjyqësor të Iowas.

Para emërimit në gjyqësor, Smith punoi si avokat privat gjatë periudhës 1970-1989. Praktika e tij përfshinte lëndë penale dhe civile, si dhe çështje në fushën e biznesit, tatimeve dhe trashëgimisë.

Arsimimin juridik e përfundoi në Universitetin Creighton në Shtetet e Bashkuara, ku në vitin 1970 fitoi gradën “Juris Doctor”. Po atë vit u anëtarësua në Odën e Avokatëve të Nebraskës, kurse në vitin 1971 u pranua në Odën e Avokatëve të Iowas, një prej shteteve amerikane më miqësore me Kosovën.

Që nga viti 2014, Smith është angazhuar gjithashtu si arbitër dhe ndërmjetësues.

Në Dhomat e Specializuara, ai ka drejtuar edhe trupin gjykues në procesin ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, ish-drejtues të OVL-UÇK-së. Përveç postit të nënkryetarit të gjykatës, Smith kryen edhe funksionin e gjyqtarit të lartë për ankesat e personelit.


Shtuar 16.09.2026 15:18

sultanbeyli escortparla iptvgalabetwonoddbetnanocasibompusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasibom girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahispadişahbetjojobetjojobetbahsegeltarafbetjojobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomtarafbetgooglezbahisbahsegel