Dinamo zyrtarizon trajnerin e ri, Nevil Dede në krye të ekipit

Nevil Dede është zyrtarisht trajneri i Dinamos. Pasi ngjiti Erzenin në Superiore, tekniku kryeqytetas pranoi ofertën e bluve dhe synimi do të jetë ngjitja në elitë në fund të sezonit.

“Futboll Club Dinamo njofton nënshkrimin e kontratës me trajnerin Nevil Dede. Tekniku 47-vjeçar do të drejtojë projektin Dinamovit drejt rikthimit në elitën e futbollit.

Gjate ditës së sotme Presidenti i FC Dinamo, z.Adrian Bardhi dhe trajneri Dede, kanë nënshkruar kontratën që e bën teknikun pjesë të klubit blu për sezonin e ri.

Ish-mbrojtësi i kombëtares kuqezi vjen tek Dinamo mbas një sezoni të suksesshëm, ku drejtoi skuadrën e Erzenit drejt rikthimit historik në Kategorinë Superiore”, njofton Dinamo. /h.ll/albeu.com

Shtuar 8.07.2022 14:13