Këngëtari i njohur Kanye West merr gjobën “marramendëse”, kjo është arsyeja

Reperi i famshëm, Kanye West, i cili ndërroi emrin në “Ye” është paditur nga David Casavant për moskthimin e 13 nga 49 veshjet që i kishte marrë me qira në mars 2020. Koleksionisti 31-vjeçar ka paditur reperin për 416 mijë dollarë.

David Casavant, i cili ka ofruar veshje të stilistëve për të famshëm, duke përfshirë West, Pharrell, Kim Kardashian dhe Solange, paraqiti ankesën kundër reperit të martën në Los Anxhelos. Ai pretendon se nuk ka paguar qiranë për 13 copa të rralla.