Janë mbyllur edhe dy sfidat e ditës së sotme të Kategorisë së Parë, ku Dinamo ka fituar thellë ndaj Burrelit.
Blutë kanë shënuar plot 5 gola në një sfidë që është dominuar totalisht nga kryeqytetasit, me burrelasit që nuk kanë mundur të bëjnë asgjë përballë.
Ymeri do të hapte serinë e golave, teksa Denilson dhe Marku do të shënon dopieta për të mbyllur llogaritë e ndeshje me 5 gola.
Po ashtu fitore ka arritur edhe Oriku ndaj Skënderbeut, në një ndeshje që deri në fund u dhanë 5 kartonë të kuq.
Një gol i Pereira në minutat shtesë të takimit ka ndëshkuar korçarët, që vazhdojnë të mbeten pa fitore pas 3 javëve kampionat.