Dinamo nuk ndalet, dinamovitët “grabisin” te rivalët e Tiranës talentin 19-vjeçar

Dinamo nuk ka ndërmend të ndalet në këto merkato. “BLutë” kanë arritur të zyrtarizojnë afrimin e radhës.

Leo Ballhysa është futbollisti më i ri i “Nëndetëses”, i cili është prezantuar nga klubi ditën e sotme. 19-vjeçari kalon nga skuadra e Tiranës së të rinjve te Dinamo për pjesën e mbetur të sezonit dhe do të jetë nën urdhrat e Dritan Mehmetit.

“FC Dinamo City njofton zyrtarizimin e sulmuesit Leo Ballhysa.

Talenti 19-vjeçar është lojtari më i ri i skuadrës tonë dhe shihet si një investim i klubit për të ardhmen.

Ballhysa e ka nisur me futbollin e luajtur me të rinjtë e Shkumbinit, për të kaluar më pas edhe me akademitë e FC Pepa dhe KF Elbasanit. Në skuadrën tonë ai vjen pas eksperiencës me KF Tiranën, ku spikati me paraqitjet e tij me ekipin e të rinjve”, ka shkruar “Nëndetësja”.

View this post on Instagram

A post shared by FC Dinamo City (@fc.dinamocity)


Shtuar 1.02.2024 14:02