Angel Di Maria deri më tani ka arritur t’i japë Juves atë që Juve shpresonte. Pas një dëmtimi muskulor, argjentinasi do të kthehet në fushë për ndeshjen në Champions League për Maccabi Haifa.
Zërat se tashmë ai është larg ngjyrave të bardhezinjve mohohen nga vetë ai duke komentuar një fotografi me Dybala, Pogba, Arthur dhe Alex Sandron.
“Kjo foto daton në ditën time të katërt ose të pestë në Juventus. Epo, dukej se kisha qenë në Torino për 4 ose 5 vjet. Kjo foto tregon dashurinë dhe atë që Juventusi është në të vërtetë, një familje e madhe. Për mua, që kam ardhur këtu është më se e rëndësishme, ndihem si në shtëpinë time. Që nga dita e parë”, ka thënë ai për 433./albeu.com