Dhuna në stadium, Lyon dhe Paris përjashtohen nga Kupa e Francës

Autoritetet franceze të futbollit kanë përjashtuar Paris FC dhe Lyon nga Kupa pasi  ndeshja mes dy palëve u anullua pas dhunës së tifozëve.

Ndeshja e fundit e raundit të 64 në Kupën e Francës u pezullua kur tifozët u përleshën me njëri-tjetrin, pushtuan fushën dhe hodhën fishekzjarrë në pjesën e parë, kur rezultati ishte i barabartë në 1-1.

Dhe në vend që të caktonte ndeshjen në një datë të mëvonshme, komiteti disiplinor i Federatës Franceze të Futbollit (FFF) vendosi të hënën të përjashtojë skuadrat nga gara.

Paris FC, i cili luan në Ligue 2, u gjobit me 10,000 euro, ndërsa Lioni i ligës së parë u gjobit me 52,000 euro.

Vendimi do të thotë se Nice, e cila duhej të përballej me fituesin  në raundin tjetër, i është dhënë një vend automatik në 16-shen e fundit.  /albeu.com


Shtuar 27.12.2021 19:10