Dështon Superliga, klubi italian vendos të largohet nga kompeticioni

Në pak orë, projekti i çmendur i Superligës u shemb si një “shtëpi të krijuar me letra”. Pas njoftimeve të klubeve angleze të cilat vendosën të tërhiqeshin, Inter është klubi i parë italian që ka marrë vendim për t’u larguar nga projekti.

Edhe pse asnjë deklaratë zyrtare nuk është postuar në rrjetet sociale ose në faqen zyrtare të klubit, agjencia italiane e shtypit (ANSA) ka konfirmuar tërheqjen e zikaltërve.

“Projekti i Superligës për momentin nuk konsiderohet më interesant për Interin.” Pas Interit, duhet të jetë radha e Milanit për të njoftuar largimin e tyre nga Super Liga, ndërsa Juventus është në pozitat më të disfavorshme, pasi është një prej klubeve që kanë krijuar këtë kompeticion.


Shtuar 21.04.2021 10:43