Dështon Salah, Kylian Mbappe fiton zyrtarisht Këpucën e Artë Evropiane për 2024/25

Kylian Mbappe është shpallur fitues i Këpucës së Artë Evropiane për sezonin 2024/25, pasi ka përfunduar si golashënuesi më i mirë në ligat evropiane.

Sulmuesi i Real Madridit ka shënuar 42 gola në të gjitha kompeticionet, duke konfirmuar edhe njëherë statusin e tij si një nga lojtarët më të mirë në kontinentin e vjetër, duke mposhtur Mohamed Salahun që sot ia doli të shënonte për Liverpoolin, por ishte tri gola larg francezit.

Ky është një tjetër sukses i madh individual për Mbappen, i cili tashmë ka në koleksionin e tij:

Këpuca e Artë në Ligën e Kampionëve

Këpuca e Artë në Kupën e Botës

Këpuca e Artë Evropiane

6 herë golashënuesi më i mirë në Ligue 1

Golashënuesi më i mirë në La Liga

Pas transferimit të shumëpritur te Real Madrid, Mbappe ka shpërblyer menjëherë besimin e klubit dhe tifozëve me paraqitje të jashtëzakonshme dhe efikasitet para portës.

Me këtë trofe, Mbappe jo vetëm që shton lavdinë personale, por edhe forcon pozitën e tij si një ikonë globale e futbollit modern. Ai është tashmë një nga të paktët lojtarë në histori që kanë fituar të gjitha Këpucët e Arta më të rëndësishme në nivel klubesh dhe ndërkombëtar.


Shtuar 25.05.2025 19:39