Dështon Asambleja e shoqatës Rajonale të Futbollit në Gjirokaster

Dështon Asambleja e shoqatës Rajonale të Futbollit në Gjirokastër.

Shkak për një situatë të tillë është bërë mos hapja e ambienteve të stadiumit “Gjirokastra” nga ana e Bashkisë Gjirokastër që zoterën këto ambiente.

Sipas anetarit të Komitetit Ekzekutiv te FSHF Arben Dervishaj, ky është një rast i paprecedentë, pasi paraprakisht Bashkia Gjirokastër ka rënë dakord për zhvillimin e kësaj asambleje në ambientet e stadiumit.

Dervishaj ka theksuar se në bazë të statutit mbledhja do të zhvillohet brenda 24 orësh tashmë në një ambient tjetër.

Sipas tij Shoqata e Gjirokastrës nuk do të ketë zgjedhje por vetem miratim të buxhetit që do te përkthehej në investime për zhvillimin e futbollit në rajonin jugor

Zgjedhjet e shoqatave rajonale janë kthyer tashmë në një luftë të hapur ku nderhyrjet dhe ndryshimet e rregullave po perdoren si armë mes paleve qe luftojne per kreun e FSHF.

Ndërkohë, ka reaguar dhe Bashkia e Gjirokastrës e cila bën me dije se nuk ka një marrëveshje me shkresë zyrtare. /albeu.com/


Shtuar 29.01.2022 13:43