Gjashtë ndeshje, shtatë pikë, vendi i fundit dhe zbritja nga Liga B në atë C në Ligën e Kombeve kanë krijuar një klimë të tensionuar në Kombëtare.
Shqipëria e futbollit u mposht të martën 1-2 nga Ukraina dhe e mbylli me dështim fushatën në Ligën e Kombeve, teksa kanë nisur edhe përplasjet e para në ekip.
Myrto Uzuni dhe Ismajli duket se folën për më shumë minuta për emra specifikë, me beratasin që e vuri theksin te mungesa e tij si titullar.
Edhe kapiteni Ardian Ismajli duket i pakënaqur nga formacioni, teksa shprehu pakënaqësi pas ndeshjes, duke mos e zgjatur më shumë me emra.
Pjesa e parë ka qenë ndeshja më e keqe në këto tre vitet e fundit. Nuk do të kemi gjithmonë fatin nga vetja. Në pjesën e dytë nuk kishim çfarë të humbisnim. Një pjesë e dytë shumë e mirë. Me 1 pikë ishim në “play off”.
Pjesa e parë më e keqe në këto tre vite me Shqipërinë. Duhet të mësojmë shumë nga kjo ndeshje.
Unë e kam përgjigjen për formacionin, por nuk dua ta jap, jam profesionist, në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka. E ardhmja? Ka interes nga Juventusi, është e vështirë, por jo e pamundur, shumë shpejt do të vendosim”, deklaroi Ismajli.
Këto deklarata tregojnë vetëm majën e “ajsbergut” dhe klimën jo të mirë që sjell mungesa e rezultateve dhe fitoreve.