Belgjika i cili ishte një nga favoritet kreyesore për fitimin e Nations League nuk ka shkuar më shumë se vendi i katërt pas humbjes së sotme përballë Italisë.
Kapiteni, Kevin de Bruyne është justifikuar duke thënë se kombëtarja belge nuk e ka organikën e lojtarëve si Italia, Franca dhe Spanja.
“Ne kemi bërë mirë kundër top skuadrave dhe kemi disa fëtyra që bën punë të mirë”.
“Është eksperiencë e mirë të luash me kundërshtar të këtij kalibri, por fatkeqësisht humbëm dy herë. Me gjithë respektin, të luajmë ndaj Estonisë nuk është e njëjta si këto sfida, që rritemi në mënyrë individuale dhe atë si ekip”.
Belgjika ka qenë Kombëtarja numër një në ranglistën e FIFA-së, por De Bruyne ka dyshime në kalkulime.
“Me gjithë respektin, jemi vetëm Belgjika. Është gjeneratë e re, na munguan Romelu Lukaku dhe Eden Hazard, pra duhet të jemi realist për skuadrën që kemi”.
“Italia, Franca dhe Spanja kanë 22 top lojtarë të zgjedhur dhe ne nuk i kemi”, nënvizoi ai. /albeu.com