Hungaria “turpëron” Anglinë, Holanda dhe Belgjika bëjnë detyrën (VIDEO)

Hungaria konfirmohet edhe njëherë supriza e grupit të 3 në Ligën A, pasi ka “turpëruar” edhe Anglinë në Wolverhampton duke marrë kryesimin e grupit dhe duke lënë pas ekipe si Gjermania, Italia dhe Anglia.

Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin minimal të miqve pas një goli të Sallai që në minutën e 16.

Pjesa e dytë do të niste me një Angli më kërkuese, por miqtë shënojnë sërish me Sallai, i cili jep siguri dhe qetësi të tijve që do të shënonin edhe dy gola të tjerë në minutën e 80 me Nagy dhe Gazdag në minutën e 89, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin e thellë, 0-4.

Ndeshje spektakolare ajo mes Holandes dhe Uellsit e cila mbyllet me fitoren e ngushtë 3-2 të “tulipanëve”.

Vendasit do të merrnin avantazhin e dyfishtë pasi Lang në  minutën e 17 dhe Gakpo në minutën e 23 do të përfundonin topin në rrjetë, por vetëm 3 minuta më vonë miqtë do të ngushtonin rezultaun me Johnson.

2-1 do të ishte rezultati i 45 minutave të para, ndërsa  u duk se edhe e dyta do të përfundon me të njëjtin rezultat, por jo.

Bale tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 90+2, ndërsa Depay një minut më vonë do të conte në delir tifozët e Holandës duke rikthyer të tijët në avantazh dhe duke i dhënë kështu fitoren.

Holanda kryeson grupin e 4 me 10 pikë.

Belgjika bën detyrën ndaj Polonisë duke i mjaftuar një gol i Batshuayi në minutën e 16. /albeu.com


Shtuar 14.06.2022 22:54