Deschamps nuk pranoi t’u japë pushim lojtarëve të Francës para duelimit me Anglinë

Sipas L’Equipe, Didier Deschamps ka hedhur poshtë kërkesën e futbollistëve të Francës për një mbrëmje të lirë pas mbërritjes së ekipit në Miami, në prag të ndeshjes për vendin e tretë të Kupës së Botës kundër Anglisë.

Të lidhura

None found

Pas disfatës ndaj Spanjës në gjysmëfinale, lojtarët francezë kishin dëshirë të çlodheshin, por trajneri ka kërkuar që vëmendja e skuadrës të mbetet tërësisht te përballja e ardhshme.

Raportimi thekson se Deschamps nuk dëshiron ta përfundojë ciklin e tij 14-vjeçar në krye të përfaqësueses franceze me dy humbje radhazi.

Ai u ka kërkuar lojtarëve të përgatiten me seriozitetin më të madh për ndeshjen me Anglinë, duke u kujtuar se mbrojtja e ngjyrave të Francës dhe përgjegjësia ndaj tifozëve mbeten të rëndësishme edhe në një takim për vendin e tretë.

Ndeshja e së shtunës do të jetë e 185-ta, si edhe e fundit, për Didier Deschamps në rolin e përzgjedhësit të Francës. Ai pritet të largohet nga posti sapo të përfundojë Kupa e Botës.

Franca kërkon ta mbyllë rrugëtimin e saj në Botëror me një fitore, përpara nisjes së një periudhe të re që pritet të drejtohet nga Zinedine Zidane.


MatbetİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetTipobetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobet girişjojobet girişbetcio