Basha skuq salçiçe me të rinjtë në Elbasan, Rama: PD po bën infektimin masiv (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me piknikun që kryedemokrati Lulzim Basha po zhvillon ditën e sotme në Elbasan.

Rama shprehet se ky është një akticvitet që sjell “infektim masiv” teksa e quan këtë gjest një papërgjegjshmëri e Partisë Demokratike.

Reagimi:

Mirë ma thotë dikush që ma çon këtë foto në Whatsap:

“Edi Rama dhe Partia Socialiste po bëjnë vaksinimin masiv, ndërsa Lulëzim Basha dhe Partia Demokratike po bëjnë infektimin masiv”

#Turp #Papërgjegjshmëri #Rrumpallë me këta #ShqipëriaFitonInfektimin✌️

 

 


Shtuar 28.03.2021 13:14