Tre muaj pas ndeshjes së parë, Interi dhe Milani gjenden në të njëjtën situatë, por me anë të kundërta.
Nëse në nëntor ishte ‘djalli’ që udhëtoi me erën pas me 7 pikë avantazh, tani janë Nerazzurrët ata që kanë në dorë fatin e kampionatit dhe me fitore nesër do të përjashtonin përfundimisht kushërinjtë e tyre.
Nga gara e Scudetto-s, sepse ‘-7 e mundshme në renditje do të mund të bëhej -10 në rast të një rikuperimi të suksesshëm me Bologna. Për këtë arsye Handanovic dhe shokët e tij kanë dy nga tre rezultate në letër, ndërsa te Milanello është e domosdoshme të fitosh.
Pioli në konferencën për shtyp para derbit i cili do të luhet nesër, ka zbuluar se cilët lojtarë nuk do të jenë në derbi.
“Derbi peshon shumë, kemi një ndeshje të vështirë, si për ne dhe për ata.
Ibrahimovic dhe Rebic nuk do të jenë nesër në dispozicion, nuk janë rikuperuar. Tomori ka bërë një punë të mirë dhe është rikuperuar, por nuk mendoj se do të nisë si titullar.”/ h.ll/albeu.com