Depay nuk “zhbllokohet” nga Barcelona, shtyhet zbarkimi në Torino

Pas “dushit të ftohtë” nga Rabiot, Juventusi është duke hasur vështirësi  edhe me Memphis Dapay.

Sulmuesi holandez nuk ka arritur ende të gjejë një rrugë për t’u zhbllokuar nga Barcelona, pavarësisht se “bardhezinjtë” janë përpjekur ta lehtësojnë largimin e tij duke futur në lojë disa bonuse të Pjanic.

Për më tepër, edhe mes Juventusit dhe Depay-t ka ende disa detaje në marrëveshje që nuk janë përcaktuar.epay-t ka ende disa detaje në marrëveshje që nuk janë përcaktuar.

Sulmuesi nuk ka gjasë t’i jetë bashkuar “Zonjës së Vjetër” deri të hënën kur do të përballen me Sampdorian për ndeshjen e dytë të Serie A./albeu.com


Shtuar 18.08.2022 09:23