Lojtari i Sassuolo është dënuar 14 muaj me burg për armëmbajte pa leje.
Bëhet fjalë për Nicolas Schiappacasse, i cili ishte arrestuar në janar në Uruguaj, për arsye se ishte kapur me një armë zjarri.
Siç raporton “The Sun”, policia kishte raportuar se lojtari iu kishte thënë hetuesisë që ai po ia çonte armën një tifozi të skuadrës uruguaiane Penarol.
Pas këtij rasti, Schiappacasse bëri një marrëveshje me policinë, ku u vendos që 23 vjeçarit do t’i lejohet që gjashtë muaj të dënimit të shqiptuar t’i kalojë në shtëpi me familjen e tij, para se të lirohet me kusht dhe t’i kushtëzohet se do të kryejë katër orë në javë shërbime drejt komunitetit e të paraqitet të nënshkruajë çdo ditë në stacion policor.
Lojtari urgugian është transferuar te Sassuolo në vitin 2020 dhe ka kontratë me ekipin italian deri në qershor 2023.