Anglia do të duhet të luajë ndeshjen e saj të ardhshme në shtëpi me dyer të mbyllura si ndëshkim nga UEFA për problemet që shfaqën tifozët në ndeshjet e EURO 2020 në “Wembley”.
Tifozë të Anglisë pa bileta u përplasën me policinë dhe drejtuesit duke hyrë mee forcë në stafium para ndeshjes finale me Italinë.
Paneli disiplinor i UEFA-s i ka dënuar “Tre Luanët” me dy ndeshje pa tifozë dhe një gjobë prej 100.000 mijë eurosh.
Gjithashtu mësohet se tani vihen në dyshim aftësitë e Anglisë për të pritur turnetë e ardhshëm ndërkombëtarë.
Menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar edhe Federata e Anglisë ku shprehet:
“Edhe pse jemi të zhgënjyer me vendimin, ne e pranojmë rezultatin e këtij vendimi të UEFA -s.
Ne dënojmë sjelljen e tmerrshme të individëve që shkaktuan skena të turpshme brenda dhe përreth Stadiumit Wembley në Finalen e UEFA EURO 2020, dhe na vjen shumë keq që disa prej tyre arritën të hyjnë në stadium.
Ne jemi të vendosur që kjo nuk mund të përsëritet kurrë, kështu që ne kemi porositur një rishikim të pavarur, të udhëhequr nga Baronesha Kejsi, për të raportuar mbi rrethanat e përfshira.
Ne vazhdojmë të punojmë me autoritetet përkatëse në mbështetje të përpjekjeve të tyre për të ndërmarrë veprime kundër përgjegjësve dhe për t’i mbajtur ata përgjegjës.” /albeu.com