Dëmtimi i Pogba-së i jep një shans holandezit Van de Beek

Paul Pogba është dëmtuar dhe do të mungojë të paktën 2 muaj.

Mungesa e tij mund t’i japi një shans mesfushorit holandës Van de Beek. Holandezi pëlqehet shumë nga tifozeria e United por Solskjaer nuk e preferon shumë. Në merkaton e verës holandezi ishte shumë afër huazimit tek Everton por në momentet e fundit Solskjaer i kërkoi të qëndronte pasi i tha se ai ka ende një vend në ekip.

Djalosh qëndroi por tekniku norvegjez nuk e mbajti fjalën e tij duke e lënë në stol pothuajse gjithë kohën. Këtë sezon ai ka luajtur vetëm 154 minuta në total dhe për këtë gjë holandezi është i zhgënjyer.

Tashmë është shansi i tij për të treguar veten, ose mund të ndodh e kundërta që Solskjaer ta lejë djaloshin përsëri në stol./h.ll/albeu.com


Shtuar 10.11.2021 15:36