Lëndimi i Simon Kjaer ka lënë zbrazëti të madhe në mbrojtjen e Milanit.
Rosonerët janë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe atë që në janar për të mbuluar këtë pozicion.
Drejtuesit e Milanit kanë filluar bisedimet me mbrojtësin e Fiorentinës, Nikola Milenkovic.
La Gazzetta dello Sport raporton se kuqezinjtë po udhëheqin garën për të nënshkruar me qendërmbrojtësin dhe tashmë kanë kontaktuar me agjentin e tij.
Luiz Felipe i Lazios është një alternativë nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje me lojtarin e Fiorentinës.