Finalja e Kupës së Botës Katar 2022 po afrohet dhe, ashtu si Argjentina, Franca është e sigurt se do të jetë kampione dhe do të qendisë yllin e dytë në vetëm katër vjet e gjysmë.
E vetmja frikë e madhe e “gjelave” është Lionel Messi, i cili mori edhe vlerësime nga Ousmane Dembele gjatë konferencë për shtyp.
Të lidhura
None found
“Messi meriton një Botëror. Ata janë duke luajtur një kampionat shumë të mië dhe është trofeu që u mungon, por edhe Franca e meriton atë.
Kam ndarë katër vite të bukura me të. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe gjithmonë kam thënë se ishte ai që më bëri ta dua Barcelonën së bashku me Iniestën. Jam shumë i lumtur që e kam pasur si shok skuadre. Ai është shumë i thjeshtë, I qetë dhe një futbollist i vështirë për t’u ndalur.
Kur mbërrita isha shumë i vogël, më pëlqente gjithmonë të dribloja dhe ai më tha të mos e bëja gjithmonë.
Ne do bëjmë gjithçka që ai të prekë sa më pak topa dhe të mos jetë vendimtar. Loja e mirë e Messit gjithashtu ka të bëjë shumë edhe me atë që bën Julian Alvarez, sepse vendosja dhe loja e tij i japin hapësira”, është shprehur sulmuesi francez, Dembele./ albeu.com
