Dembele, Dybala, Lingard, Isco dhe 16 lojtarë të tjerë kontratat e të cilëve skadon nesër

Ousmane Dembele është një nga lojtarët më të mirë, kontrata e të cilit me klubet aktuale skadon brenda pak orësh.

Këtu është një listë e atyre që do të bëhen lojtar i lirë më 1 korrik.
 
1. Paul Pogba. Francezi do të largohet nga Manchester United dhe ka gjasa të kalojë te Juventus.
2. Paulo Dybala. Sulmuesi tashmë i ka thënë lamtumirë Juventusit.
3. Christian Eriksen. Mesfushorit i ka përfunduar kontrata me Brentford.
4. Jesse Lingard. United e la të largohej mesfushorin.
5. Corentin Tolisso. Bayern synon të heqë qafe mesfushorin.
6. Divock Origi. Sulmuesi kalon te  Milan.
7. Serge Aurier. Villarreali nuk ka rënë dakord për një zgjatje të kontratës për mbrojtësin e djathtë.
8. Isco. Mesfushori largohet nga Real Madrid.
9. Federico Bernardeschi. Anësori largohet nga Juventusi.
10. Henrikh Mkhitaryan. Roma mund të ndahet me mesfushorin.
11. Felipe. Qendërmbrojtësi ka të ngjarë të largohet nga Atletico.
12. David Ospina. Napoli nuk ka rinovuar kontratën me portierin e tyre.
13. Axel Witsel. Mesfushori u largua nga Dortmundi. Ai shkoi te  Atletico.
14. Marcelo. Mbrojtësi i majtë legjendar i ka dhënë lamtumirën Real Madridit.
15. Gareth Bale. Uellsiani tashmë është transferuar në MLS.
16. Keita Balde. Sulmuesi mund të largohet nga Serie A me Cagliari.
17. Angel di Maria. Anësori ishte një opsion për Barcelonën përpara se të përjashtohej nga Laporta.
18. Zlatan Ibrahimovic. A do ta përfundojë karrierën?
19. Andreas Christensen. Raportohet se sot mbrojtësi do të shkojë te Barcelona.
20. Frank Kessie. Sipas raportimeve të mediave, Barça tashmë ka nënshkruar me mesfushorin. /albeu.com/


Shtuar 30.06.2022 18:36