Del një opision i ri për të ardhmen e Pochettinos

I hedhur poshtë ardhja e tij në Manchester United, është vlerësuar rikthimi i mundshëm i Mauricio Pochettino në Tottenham Hotspur.

Sipas L’Equipe, nuk përjashtohet zbarkimi i ish-lojtarit të Espanyol te Athletic Bilbao.

Me rastin e të ardhmes së pasigurt të Marcelino Garcia Toral në pankinën e San Mames, argjentinasi mund të jetë trashëgimtari i tij në krye të luanëve.

Ka spekulime për një mundësi të artë për trajnerin e skuadrës baske në Kombëtaren spanjolle, ku do të merrte drejtimin nga Luis Enrique në krye të La Roja. Sa i përket Pochettino-s, ai e ka shprehur admirimin e tij për Athletic Club më shumë se një herë. /albeu.com/


Shtuar 10.05.2022 08:49