Del në shitje makina e parë e Diego Armando Maradonas (FOTO LAJM)

Gjithçka lidhet me një legjendë si Diego Armando Maradona tërheq shumë vëmendje. Ashtu është rasti më i fundit teksa në media ka bërë bujë lajmi se ka dalë në shitje makina e parë që ka përdorur argjentinasi.

Nuk bëhet fjalë për një Mercedes apo Ferrari, makina luksoze të cilat përdoren nga futbollistët e sotëm, por për një makinë klasike si Fiati 128. Kjo makinë i është dhuruar Maradonës në vitin e largët 1982, teksa u bë zyrtar kalimi i tij nga Boca Juniors në Europë, te skuadra e Barcelonës, bën të ditur SS.

Në fakt, gjatë karrierës së tij Maradona ka pasur shumë makina të tjera luksoze dhe Fiati i kishte humbur gjurmët derisa në vitin 2003 është gjetur në një fshat të Argjentinës nga një koleksionist, i cili është edhe pronari aktual i Fiatit.

Për makinën tashmë të bërë të famshme, është hapur një ankand i cili përfundon në datën 15 shkurt të vitit 2022, teksa çmimi fillestar në këtë ankand nis nga 355.000 euro dhe deri në fund shifra pritet të arrijë në miliona euro. Kjo sepse bëhet fjalë për një makinë klasike dhe për më tepër që Fiat 128 ka pasur dikur për pronar një legjendë botërore si Maradona./albeu.com


Shtuar 23.12.2021 11:10