U dha fansave autograf falas, aktori i “Home Alone” dyshohet se tentoi të vrasë të dashurën

Devin Ratray, i njohur edhe si vëllai i Kevin McCallister në serialin Home Alone, ditën e djeshme u arrestua për akuzën dhunë në familje pasi kishte tentuar të mbyste të dashurën e tij në një dhomë hoteli në Oklahoma, në fillim të këtij muaji.

Në këtë ngjarje, raportohet që dyshja ishin grindur pasi ajo u dha dy fansave autografe falas. Më pas dyshohet që grindja ka vazhduar edhe në dhomën e hotelit ku është përpjekur ta dhunoi dhe mbysi. Hyatt Place Oklahoma City, Ratray e shtyhu të dashurën e tij në shtrat me njërën dorë në fyt dhe tjetrën te goja. Dyshohet se Ratry teksa po tentonte të mbyste të dashurën e tij i drejtohet me këto fjalë: Kështu vdes ti.

Identiteti i të dashurës nuk bëhet me dije, arriti të shpëtonte nga ai pasi i kishte kafshuar dorën. Vajza ka pësuar lëndime duke përfshir mavijosje në pjesën e poshtme të syve dhe në anën e majt të buzës së sipërme.

Një burim policor tregon se Ratray “u dorëzua” sipas Fox News. Ai ishte lënë i lirë pasi kishte paguar një shumë prej 25 mijë dollarësh dhe i kishte mohuar akuzat./albeu.com/