Debutoi me Juventusin, Milik: Gjithmonë e kam dashur një klub si ky, mund të luaj me Vlahovic

Për Arek Milik është dita e prezantimit si lojtari i ri i Juventusit.

Sulmuesi polak, i cili tashmë ka debutuar me “Zonjën e Vjetër” në ndeshjen e fundit përballë Romës, ka ardhur në formë huazimi nga Marseille, kë shënoi 30 gola në 55 ndeshje që nga janari i vitit 2021.

Në Torino, ai synon të përsërisë veten:”Ky është një moment i veçantë  në jetën timë”, ka qenë fjalët e para të tij.

“Të luaja në një klub kaq të madh ka qenë gjithmonë qëllimi im, tani jam këtu dhe është bukur. Duhet të jap gjithçka”, ka shtuar më pas polaku.

Ishte e pashmagshme mos të prekej partneriteti me Dusan Vlahovic dhe një konkurencë e mundshme mes tyre.

Për këtë Milik tha: “Sapo bëra 2-3 seanca stërvitore dhe nuk do të kem shumë kohë për të punuar, por edi që mund të luaj edhe përkrah një sulmuesi tjetër. E kam bërë edhe në kombëtare. Trajneri do të vendosë se si do të më përdorë”./albeu.com


Shtuar 29.08.2022 15:00